Me fotografi të Rugovës, në protestën për Haradinajn në Francë (Foto/Video)

07.01.2017 20:53:00

Në shenjë solidariteti ndaj kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili u arrestua ditë me parë nga autoritetet franceze, është mbajtur një protestë paqësore në qytetin Colmar të këtij shteti.

Qëllimi i protestës para Gjykatës së Colmarit, ishte kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletarrestimeve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit.

Për më shumë, shikojini fotot dhe videot që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit.