Më fund dorëzohet edhe Trump, presidenti fotografohet me maskë

22.05.2020 09:26:47

Gjatë një vizite në fabrikën e Fordit në Michigan, presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar fillimisht të mbajë maskë mbrojtëse, edhe pse një gjë e tillë është e obligueshme për të gjithë që futen në çfarëdo hapësire publike në këtë shtet.

Edhe pse kjo kompani i ka njoftuar zyrtarët e protokollit të Shtëpisë së Bardhë me këto këshilla të ekspertëve shëndetësorë, nga zyra e administratës së presidentit ka ardhur përgjigja që Shtëpia e Bardhë i ka masat e saj të sigurisë sa i përket protokollit, dhe se vendosë vetë për ato.

Por, duket se Trump është dorëzuar më në fund dhe në disa foto të publikuara nga mediat e huaja shihet që për herë të parë presidenti ka vënë maskë në fytyrë.