Me gjithë dashurin e përjetshme për Shqipërin dhe popullin fisnik të saj!

15.01.2020 11:33:32
Nga Adem Bytyçi
Shqipria në mënyrë konstante është udhëhequr nga një klasë politike lirisht mund të thuhet e pa përgjegjëshme!
Në vend që kjo klasë politike të cilido krah politikë të kët qenë , e majtë apo e djathtë, të mendonte për të mirën e vendit dhe nivelin e jetësës së qytetarëve shqiptarë, gjithmonë ujët e ka derguar në kahje të kundërt të interesave të vendit dhe qytetarëve të saj, por përherë është kujdesur për gjepat e saj dhe pozitën materiale dhe nivelin e lartë  të jetësës së strukturave politike dhe familjeve të tyre.
Përveq shumë faktorëve tjerë subjektiv edhe kjo mënyrë e keqëqevrisjës së kësaj politike ka ndikuar që popullata shqiptare në Shqipëri të ket nivelin më të ultë të jetësës krahasuar me popujt tjerë të rajonit!
Është shumë e pa kuptueshme dhe neveritëse se si në një vend  aq të pasur me resurse natyrore siq është Shqipria , me një popullësi gjithashtu relativisht të vogël , popullata saj të jetojë në kushte aq të rënda jetëse, pjesa dërmuese në varfëri extreme…
Po të merret parasysh reforma në drejtësi ,nga klasa politike aktuale në pushtet, i ashtuqujturi Vetingu, me plotë të drejtë mund të konstatohet se, pa miratimin e Vetikut edhe në politikë, në Shqipri nuk do të ndryshojë gjendja për të mirë dhe përpjekjet e largimit nga vendi për në vende tjera për një jetë më të mirë të qytetarëve shqiptar vetëmsa do të rriten edhe më shumë!
Mos miratimi i ligjit për Vetingun edhe në politikë si në drejtësi, nënkupton riciklimin në politikë të të njetëve politikanë, të cilët kanë krijuar pasuri maramendëse në mënyrë korruptive dhe anti ligjore duke keqëpërdorë pozitat e tyre të pushtetit dhe duke ndikuar që mos të ndryshojë mënyra e qeverisjës për të mirën e qytetarëve shqiptarë!