‘Më jep para dhe ari, ose t’i publikojë fotografitë’, arrestohet shantazhuesi në Prizren

17.03.2017 12:39:44
Gjatë ditës së djeshme, është arrestuar një mashkull në Prizren për shantazh.

Sipas policisë, i dyshuari ka shantazhuar një femër, duke i kërkuar të holla dhe stoli ari, në mënyrë që të mos ia publikojë fotografitë dhe bisedën që kishin me njërin tjetrin, në një marrëdhënie dashurie.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.