Neymar është gati, ose më mirë pothuaj gati. Një maj nga dëmtimi i rëndë në kavilje, që i kushtoi edhe një ndërhyrje kirurgjikale, braziliani duket të jetë rikuperuar.
Edhe pse 3 javë më parë u deklarua se gjithçka do të jetë nën kontrollin e safit mjekësor të ekipit kombëtar të Brazilit, lajmin për gjendjen e sulmuesit e ka dhënë klubi francez i PSG. “Vlerësimi mjekësor i dok. Rodrigo Lasmar konfirmon evolucionin e shkëlqyer të dëmtimit të Neymar dhe na lejon rehabilitimin specifik të kaviljes së djathtë dhe mundësinë që ai ta mbështesë këmbë mirë në tokë”, shkruan në një njoftim klubi parizien.
Neymar duket ‘i shpëtuar’ dhe braziliani mund të kapë ndehsjen e fundit të sezonit, kur do të fëstohet edhe titulli kampion në Francë, por për më shumë ai do të jetë gati për Brazilin në finalët e Botërorit.