Me mallin e syve tu Nanë/Vargje nga Shukrije Gashi

03.12.2020 22:55:43
(3 Dhjetor, 2018)
Si dje hije endet e trandur stuhi oqeani
mbi retë e pikëllimit tim fytyra yte
Mbi dy dekada ikën shpejt
e dhimbja s’ka lëvizur asnjë grimcë
Çdo mëngjes ditën e filloj me Ty
dy pika lotë shfrimi një iso refren
sekondat i ndal për t’mos harruar
t’mednoj gjithnjë për gjërat që deshta
të t’i them gjithe jeten
e heshtja dhembë sa trishti
i kujtimit për mungesën sot
dhe flas me fotografinë tënde
përballë meje
lehtas t’i prekë sytë dhimbën time
dyzuar e muget n’ mua e ty
T’pëshpërisë ngadal anipse jam vetëm
thërras shpirtin tënd praninë t’ta ndjejë
n’ rrënqethje lëkure vrushkuj ngrohtësie
mornica zgjohen flokëve ndjejë se m’mpihet
koka
për një hop m’behet se Ti fole
e ngutem t’ të t’i them të gjitha
M’fal nuk munda t’ bëj asgjë
për t’i qetuar dhimbjet
nepërkat që t’morën frymëmarrjen
si harrova kurrë
n’ vegime i vrasë shpesh
shumë kupa pikëllimi ngushëllim
kapërdiva fytit të tharë
shekullit te vetmisë pa Ty
edhe pak stinë vjeshte shtegëtim
deri tek dita që të vodhi dimër i sert
me acar
n’ çdo përvjetor mbajë dritaret hapur
për ta ndier të ftohtit tënd eshtrave
të mia
një rit pershpirtjeje për ta qetuar
shpirtin tim
vishem me mallin e Syve Tu Nanë
dritën që po më ndjek pas n’ çdo kohë
hynë t’ lutem n’ shtrojat e mia
mbështillu me lëkurën time qofte dy minuta
më merr në gji anipse m’janë thinjur flokët
mallit cope -cope m’i jane rrenuar qelqet nga
pritja
dufit te pelcitur e mblodha dube vetveten
kam shumë mall për Ty…