Më në fund Milenko e mbyll gojën, por në formë proteste (Video)

09.10.2016 11:26:09

Gazetari kontrovers, Milenko Nedellkovski, këtë herë nuk ka ofenduar shqiptarët e Maqedonisë, as romët, as turqët e as homoseksualët, por emisionin e ka zhvilluar në heshtje totale.

Milenko këtë gjest e bëri në formë të protestës ndaj amendamenteve të reja për mediat të caktuara nga komisioni ad-hoc dhe nga Agjencia për Shërbime Mediale, audio dhe audiovizuele. Ai për t’i ikur dënimit të trupit ad-hoc ka vendosur të heshtë gjatë gjithë emisionit.

Në fillim Nedellkovski e shpalli të hapur emisionin dhe në fund përshëndeti shikuesit duke ju uruar natë të mirë./Telegrafi/