Me rastin e 28 Nëntorit: Akademi përkujtimore për tre veprimtarë dhe promovim i 14 veprave shkencore

Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe “Qendra Kulturore Shqiptare” në Shtutgard, me rastin e festes së 28 Nëntorit ditës së flamurit organizojnë akademi perkujtimore për tre antarët e Shoqatës” Trojet e Arbrit” të cilët para disa kohësh në një interval të shkurtër kohor u ndanë nga jeta. Në këtë akademi do të flitët për jetën dhe veprat e profesor Akademik Mark Krasniqi, Emin Fazliu dhe akademik Gjelosh Gjokaj. Ku do të evukohen kujtime nga jeta e tyre atdhetare dhe shkencore, pa harruar edhe kontributin mbi njëmbëdhjetë vjeçar që dhanë në nxjerrjen në dritë të së vërtetës historike të kombit tonë shqiptarë. Në pjesën e dytë të akademisë do të bëhet promovimi i trembëdhjetë veprave shkencore e Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike, si dhe të librit më të ri enciklopedik i cili posa doli nga shtypi “Atë Gjergj Fishta Filozof, Ideolog Kombtar dhe vizionar”. Ky vellim katërmbëdhjetë librash është fryt i punës së gjatë shkencore dymbëdhjete vjeçare, i mbi njëqind e pesëdhjetë intelektualëve anë e kënd trojeve shqiptare dhe nga diaspora atdhetare.
Akademia përkujtimore mbahët të shtunen, më 26 Nëntor 2016, në rrugën Johannesstraße- 47 B (Në sallën e Konzullatës së Republikës së Kosovës) dhe fillonë në ora 14.
Ju mirëpresim.
Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgart Vitor Spaqi, Kryetar
Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” Nue Oroshi, Kryetar