Më shumë se 30 persona kanë ndërruar jetë nga zjarret në SHBA, disa të tjerë raportohen të zhdukur në Oregon

13.09.2020 23:18:46

Më shumë se 30 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e zjarreve në shtetet e Bregut Perëndimor të SHBA-së, thonë zyrtarët.

Sipas medieve të huaja, disa të tjerë u raportuan të zhdukur vetëm në Oregon, ndërsa një zyrtar i urgjencës deklaroi se vendi duhet të jetë në gjendje gatishmërie në mos të ndonjë “incidenti masiv fataliteti”

Zjarret po zhvillohen në Oregon, Kaliforni si dhe në Washington për tre javë, duke shkaktuar dëme tek mijëra shtëpi.

Bëhet e ditur se dhjetëra mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kandidati i demokratëve për President, Joe Biden, paralajmëroi të shtunën se ngrohja globale paraqet një kërcënim të pashmangshëm ekzistencial për mënyrën e jetesës tonë, si dhe potencoi që presidenti amerikan, Donald Trump, po e mohon këtë realitet.