Më shumë se 70 mijë aplikime për të kundërshtuar shkarkimet nga puna

07.10.2016 23:06:19

Në Turqi, më shumë se 70.000 dosje janë depozituar për të kundërshtuar masat e shkarkimeve nga puna apo shkurtimeve të ndërmarra në vorbullën e grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik, njoftoi sot kryeministri turk, Binali Yildirim.

Pas përpjekjes së grushtit të shtetit, Turqia ndërmori një valë arrestimesh të paprecedenta, për të larguar nga administrata çdo simpatizant i dyshuar i vëllazërisë së Fethullah Gylen, i akuzuar si orkestrues i puçit të dështuar.

Ndërsa qindra persona të shkarkuar, të arrestuar apo të liruar nga burgu masa të marra në mënyrë të padrejtë, autoritetet vendosën të krijonin komisione pranë së cilave të akuzuarit kanë tashmë të drejtë për të kundërshtuar këto vendime.  Në këtë kontekst, kryeministri Binali Yildirim njoftoi se në një raport fillestar janë regjistruar më shumë se 70.000 ankesa, pa dhënë detaje të mëtejshme.