ME TAJAR DOMIN, DREJTUES I SHOQATËS “BIJTË E SHQIPES”…

03.08.2018 18:59:18

Nga: Prof.Murat Gecaj

          publicist e studiues

Shumëkush nga ju, mund të ketë dëgjuar ose lexuar për Shoqatën Atdhetare-Kulturore, “Bijtë e Shqipes”. Ajo vepron në qytetin Filadelfia të Amerikës, ku jeton e punon një bashkësi shqiptare, e nohur për organizimin e veprimtarive të pandësrprera, me përmbajtje atdhetare, kulturore-artistike e arsimore etj. Pranë saj, funksionon tash sa vjet edhe Shkolla Shqipe, me emrin kuptimplotë, “Gjuha Jonë”. Kam patur nderin që të njoh nga afër disa nga anëtarët e kësaj Shoqate emërmirë, si: Tajar Domin, Lalzar Veron, Vlashi Filin, Hysë Hasën etj. Po kështu, përmes iNternetit jam përpjjekur të përhapi njoftime e shkrime të ndryshme, që ka ornaizuar ajo, pandërprerje. Për këtë arsye, Këshilli Drejtues më ka nderuar me “Mirënjohje”, gjë për të cilën u jam mirënjohës.

Sidomos në kohën e pushimeve, anëtarë të kësaj Shoqate kanë ardhur në vendlindje, për t’u takuar e çmallur, me familjarë, kolegë e miq të tyre. P.sh., nuk ka shumë kohë që u takova, dy herë, e pimë kafe bashkë, me mikun e autor të disa librave, Hys Hasa. Dhe ja, tani ia mbërrini në Shqipëri një nga drejtuesit e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Tajar Domi, me origjinë nga Dibra. Bashkë jemi takuar edhe më parë, në Tiranë. Ndërsa sot në mëngjes ai erdhi i shoqëruar  nga arsimtari veteran i atij rrethi, Qemal Cala.

Është e kuptueshme se, në raste të tillë, bisedat ndërmjet kolegëve e miqëvë nuk kanë të mbaruar. Ai më solli përshëndetjet e anëtarëve të Shoqatës Atdhetare-Kulturore, “Bijtë e Shqipes”, ndër të cilët ishte dhe miku i nderuar Hysë Hasa. Sigurisht, ata I falënderova përzemërisht dhe Tajarin e urova,  për ndërtesën e re të Shoqatës, të cilën e kanë marrë kohët e fundit. Sigurisht, tashmë, veprimtaritë e kësaj Shoqate do të jenë më të shpeshta dhe me pjesëmarrje më të gjerë.

…Do të dëshironim që bisedat tona t’i vazhdonim më gjatë, por mikun e kolegun Tajar Domi e prisnin takime të tjera. U ndamë përzemërisht, duke e uruar njeri-tjetrin për shndet e mbarësi, për veten e familjet dhe gjithnjë arritje sa më të bukura, ssit ëShoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes” dhe të shkollës në gjuhën amtare, “Gjuha Jonë”.

Përshëndetje e falënderime për vizitën tuaj, i nderuar mik Tajar Domi dhe falëmeshndete për të gjithë bashkësinë shqiptare, në Filadelfia të Amerikës!

Tiranë, 3 gusht 2018