Me votat e mergimtareve KQZ manipuloi shumë keq

28.06.2017 18:52:43

Ajet Avdyli

Unë mandoj se, mergimtarët duhet të votojnë në ambasada, apo konzullata aty ku i ka Kosova, përndryshe vota e jonë asnjëherë nuk do të shkoj aty ku është vullneti i mërgimtarit. Mund ta themë me përgjegjësi të plotë se, edhe kësaj here këto vota janë, të prishura, të manipuluara e ku e di unë çka tjeter.
Na duhet patjeter qê diaspora në ardhen të shqyrtoi pozicionin e saj, ne duhet që të u drejtohemi institucioneve relevante në Kosovë, por edhe atyre nderkombëtare, që mërgata t’a ketë të drejten e votës, si e drejtë e patjetërsushme e votës. Nuk e di se pse nuk veprojmë si bota e qytetrume, në EU dhe Zvicer, ambasadat mund të i dergojnë fletvotimet në adresat e mërgimtarëve, siq vepron KQZ e Zvicres. Me keqardhje kjo formë e votimit është teper e komplikume, por edhe vota nuk është e mbrojtur, si dhe mundesia për manipulime e prishje të votes është teper e madhe, siq jemi edhe dëshmitar të 52000 flevotimeve të pavlefshme.