Me xhaketë lëkure, xhinse dhe flokë të lëshuara/ Presidentja kroate siç nuk e keni parë kurrë

21.10.2019 14:33:19

Ndeshjet e futbollit duket se nuk janë pasioni i vetëm i presidentes kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Së fundmi, ajo është fotografuar në koncertin e grupit të famshëm muzikor Prjlavo Kazaliste.

Ky grup është rikthyer në skenë pas 30 vitesh, ndaj presidentja kroate i është bashkuar koncertit të tyre.

Sikurse shihet në fotot e publikuara në mediat kroate, Kolinda është parë në tribunë e veshur me xhaketë lëkure, xhinse dhe flokë të lëshuara dhe ka kënduar së bashku me grupin dhe publikun disa nga këngët më të njohura të tyre.