Medalja e Artë në Rio, e 21-ta në lojra olimpike e fituar naga Majkël Felps

10.08.2016 09:09:50

Phelps fiton medaljen e 21 të artë olimpike, triumfoi sërish në ‘Rio 2016

Michael Phelps ka pasuruar raftin e tij edhe me dy medalje tjera të arta

Notari, Michael Phelps nuk ka të ndalur. Ai ka shtuar dy medalje tjera olimpike në raftin e tij duke i ndihmuar ekipit amerikan që të fitojë në 4×200 metra stil të lirë në not.

Me dy medaljet e fituara, Phelps tani ka 21 medalje të arta olimpike ndërsa në këtë stil ai u përball me rivalin e tij Chad Le Clos, për të cilin pas përfundimit të garës se i ishte hakmarrë për humbjen në Londra 2012.

“Kisha shumë emocione gjatë garës” , ka thënë Phelps. “Nuk dua të them se ishte hakmarrje, por në fakt ishte e tillë”.