Media gjermane ”ZDF”: Shqipëria nën kontrollin e mafias

14.03.2019 12:50:30

Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për vjedhjen e zgjedhjeve të 2017, sot është një reportazh i televizionit gjerman ”ZDF” që flet për sundimin e krimit dhe të drogës. ”Mafia shqiptare është tepër aktive në të gjithë Europën, ndërsa korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri”.
Paçka ndihmës që merr nga autoritetet italiane për luftën kundër trafikut të drogës, ”ZDF” thekson se kontrollet e skafeve shpesh herë rezultojnë të pasuksesshme. ”Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Evropës. Shqipëria, vendi më i varfër në Europë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta”, vijon reportazhi ku theksohet se vendi ynë konsiderohet ”Kolumbia e Evropës”, ndërkohë që bandat e krimit dhe të drogës janë të lidhura me politikën.
Një hapësirë e konsiderueshme i është kushtuar edhe çështjes së bandës së Habilajve, ku është përfshirë Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm në Qeverinë e parë të Edi Ramës.