Mediat britanike: Tre shqiptarë ndihmuan viktimat e sulmit në Londër

05.06.2017 23:25:22

Pronari i restorantit Borough Market, aty ku ndodhi një prej sulmeve terroriste në Londër, ka treguar se si u ka ndihmuar klientëve të tij gjatë sulmit.

Ai ka thënë se stafi i tij janë bashkuar për t’i ndihmuar 130 konsumatorëve që ishin në restorantin e tij, shkruajnë mediat e huaja.

Mark Stembridge, ka thënë se stafi i tij u treguan heronj për t’i ndihmuar konsumatorët, ndërsa ka përmendur se tre prej punëtorëve ishin ish-ushtarë nga Shqipëria.

“Tre prej stafit tim ishin ish-ushtarë nga Shqipëria dhe bënë gjithçka për të siguruar situatën”, ka thënë ai.

Ka thënë se nuk kuptonte se çfarë po ndodhte përreth nga turma e madhe, por panë që sulmuesit hezituan kur panë që stafi i tij u organizuan mirë.

Stembridge, bënë thirrje që t’u jepen trajnime të veçanta pronarëve dhe stafit të restoranteve të mëdha në kryeqytet, sidomos të jenë të gatshëm për sulme të tilla.

Është bërë e ditur se policia ka vlerësuar reagimin e tyre të shpejtë, teksa Stembridge ka thënë se është e nevojshme të jetë prezenca e policëve në rrugë.

Nga ky sulm mbetën të vdekur 7 persona dhe të paktën 48 të lënduar.