Mediat gjermane raportojnë për përleshjen në mes të Krasniqit e Zekës (VIDEO)

30.09.2017 20:09:36

Rrahja në studio të emisionit në mes të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi dhe deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, është bërë lajm edhe në mediat gjermane.

Një nga to, Welt.de, ka raportuar për këtë incident, duke shpejguar edhe se si erdhi deri tek rrahja, njofton Klan Kosova.

Kjo media shkruan se dhuna fizike në politikën kosovare nuk është përjashtim.

Welt përmend edhe rastet kur në parlamentin e Kosovës ishte hedhur gaz nga opozita.