Mediat serbe e marrin si provokim këngën e Linda Morinës për Gjuriqin

01.04.2018 15:00:14
Mediat serbe kanë vazhduar me propagandën e tyre lidhur me arrestimin e Marko Gjuriqit në Kosovë.

Madje, ato gjatë ditës së sotme e kanë cilësuar si provokim këngën e Linda Morinës dedikuar arrestimit të drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton lajmi.net.

“Provokim i ri vjen nga Kuzhina Shqiptare. Këngë skandaloze e mbushur me fyerje në drejtim të Gjuriqit dhe Serbisë, e luajtur me çifteli dhe në prapavi flamuri i Shqipërisë së Madhe” shkruan sot “Alo” i Serbisë.

“Alo.rs”,  i quan provokim të qartë vargjet e Linda Morinës, këngë në të cilën Morina e quan kriminel Marko Gjuriqin.

Ndryshe, një javë pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Kosovë, mediat serbe vazhdimisht kanë bërë propagandë lidhur me mënyrën e arrestimit dhe sipas tyre mungesën e profesionalizmit të Njësisë Speciale të Kosovës.