Mediat serbe: Maqedonia në prag të luftës civile

02.05.2017 13:40:16

Mediat serbe po vazhdojnë të merren intensivisht me Maqedoninë dhe me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Duke theksuar se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit shkaktoi trazira në Maqedoni thonë se Talat Xhaferi tani mund t’i marrë çelësat në zyrën e presidentit.

Mbështetja e inkurajuar nga SHBA-të ka njoftuar se qysh nga sot Talat Xhaferi mund të fillojë punën si kryetar i Kuvendit.

Në shenjë pakënaqësie ndaj zgjedhjes së një kryetari shqiptar në krye të kuvendit maqedonas Blici serb shkruan se pritet rikthimi i skenave të javës së kaluar ditën që Xhaferi kthehet në Kuvend.

Këto skena, thonë mediat serbe, pritet të ashpërsohen, duke e çuar vendin drejt një lufte të mundshme civile.

Një ditë më parë zyrtari i Departamentit të SHBA-së, Brian Hoyt Yee përcjelli mesazhin e zyrtarëve amerikanë ku theksoi se Maqedonia duhet të pranojë realitetin dhe zgjedhjen e kryetarit shqiptar pasi është bërë në mënyrë legjitime.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE ka bërë thirrje të dëgjohet zëri i popullit dhe të refuzohet platforma e cila dëmton sovranitetin e vendit duke këmbëngulur që Xhaferi të bëhet kryetar i kuvendit.