Mediat serbe: Ndalen pensionet për mijëra serbë që nuk jetojnë në Kosovë

29.10.2016 19:45:13

Mediat serbe kanë raportuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në favor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale,  të udhëhequr nga Arban Abrashi.

Ato shkruajnë  për ndaljen e pensioneve nga kjo Ministri dhe dhënien të drejtë nga Gjykata Kushtetuese, për të gjithë  personat që nuk jetojnë në Kosovë.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë përpjekjet e  “Listës Serbe” që nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, të r vazhdohet  një praktike të tillë.

Mediat serbe kanë thënë se me këtë vendim,  mijëra qytetarë serbë mbesin pa të drejtë pensioni në Kosovë.

Kjo pasi  shumë nga ta, nuk jetojnë në Kosovë, por jetojnë në Serbi dhe marrin pensione nga të dy shtetet, transmeton lajmi.net.

Mediat serbe si gazeta “Politika”, duke iu referuar burimeve brenda Listës Serbe, akuzon se këto vendime të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale,  janë të paligjshme.

Sipas këtij mediumi, vendimi është i paligjshëm  pasi që nuk ka kaluar në Qeveri.

Gjithashtu, ata  kanë shpalosur disa pretendime dhe arsyetime pse disa mijëra serbë që jetojnë në Serbi,  duhet të vazhdojnë të marrin pensione edhe në Kosovë.

“Ndryshe, ndihmat sociale që trajtohen si pension, i marrin personat që kanë mbushur  65 vjet, pa dallim etnik”, shkruan gazeta, transmeton lajmi.net.

“ Afër 30.000 serbë e gëzojnë pensionin e Kosovës, kurse me Udhëzimin Administrativ të ri,  disa mijëra serbë nuk mund të aplikojnë për shkak të kritereve të rrepta në dëm të atyre që nuk kanë mundësi dhe kushte të kthehen në pronat e veta”, shkruan ndër të tjera në artikullin e gazetës “Politika”.

Javë më parë, MPMS ka marrë vendim për ndërprerje të kësaj praktike e cila buxhetit të shtetit i ka kushtuar miliona euro, pasi pagesat janë kryer përgjatë shumë viteve.