Mediat serbe: Vuçiq ka refuzuar “planin amerikan” për Kosovën

03.06.2018 10:57:56

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë një dokument pune, lidhur me zgjidhjen e çështjes së  Kosovës i njohur si “paketa amerikane”.

Sipas gazetës së Beogradit, Vuçiq e ka vlerësuar këtë dokument të padenjë dhe të papranueshëm për Serbinë dhe ë njëjtin nuk ka dashur as ta nxjerr në opinionin.

“Ekzistencën e këtij dokumenti ‘non paper”, i cila u dërgua së fundmi përmes kanalet diplomatike joformale në Presidencën e Serbisë, u konfirmua të shtunën edhe nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke shpresuar se Beogradi do të pranojë atë letër, e cila kërkon që në mënyrë indirekte por praktike Serbia ta njoh Kosovën”, shkruan gazeta serbe.

Siç thuhet, përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë u janë prezantuar katër shtylla të marrëveshjes historike, kurse nga Prishtina kanë mbërritur zërat se zgjidhja e çështjeve të hapura bilaterale mes dy vendeve është njohja reciproke, dhe se pikërisht kjo është në letrën, të cilën e ka në duar Beogradi.