Mediat turke: Sulmuesi nga Uzbekistani ose Kirgistani

02.01.2017 14:33:28

Mediat turke sot shkruajnë se kryerësi i sulmit terrorist në Stamboll dyshohet se ka ardhur nga Uzbeskistani ose Kirgistani.

Këto informata i kanë publikuar “Huriet” dhe “Karar” duke u thirrur në burime anonime të Policisë.

Policia është ende në kërkim të autorit të këtij sulmi.