Mediet italiane: Duka ka arritur marrëveshjen me Rejan

08.04.2019 17:26:30

Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur Edy Rejan si teknikun e radhës italian në krye të kuqezinjtë. Kështu raportojnë mediet nga përtej Adriatikut.

Sipas “Radio Kiss Kiss”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka rënë dakord me teknikun 73-vjeçar në takim që ka zhvilluar në Bologna në fundjavë (u tha se është takuar me Zaccheronin) e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Po sipas informacioneve që vijnë nga Italia, ndihmës i Edy Rejas do të jetë Alessandro Calori, që ka përfunduar aventurën te Ternana.

Kandidatë të tjerë për postin e lënë bosh nga Panucci thuhet se kanë qenë Besnik Hasi, Alberto Zaccheroni, Roberto Donadoni dhe Luigi De Canio.

Tashmë fjala i takon presidentit Duka, që duhet ta zyrtarizojë sa më parë trajnerin e ri, që të ketë kohën e mjaftueshëm për ta studiuar skuadrën kuqezi para dy eliminatoreve të qershorit me Islandën dhe Moldavinë.