Mehmet Kraja, a mos je edhe ti pjesë e trinisë së djallit? A të ndjek mbrapa historia?

28.08.2018 14:55:04

Nga Rexhep Kastrati

1.

Devalvimi i vlerave morale dhe intelektuale që ka ndodhur gjatë viteve të pasluftës në Kosovë, u ka dhënë hapësirë dhe mundësi që të ngriten në nivele arketipore të ligjërimit publik edhe atyre që në një sistem të mirëfilltë vlerash do të ishin vetëm mediokrët, për të mos thënë edhe qatipët trutharë që telendisin tekste pa ndonjë bazë logjike, argumentuese dhe krtiko-racionale.

Mehmet Kraja, i cili për opinionin më shumë është i njohur si qatip i korpusit medietik sorosist, apo thënë më qartë, i strukurave udbasho-jugosllavokomuniste, sesa si pjesë e lëvizjes liri, pavarësi, demokraci në krye me presidentin Rugova, apo si shkrimtar, në vazhdën e ligjërimit të tij publicitik, ka bërë përpjekje koti për të devalvuar profilin politiko-intelektual të presidentit Rugova dhe të rëndësisë, rolit dhe funksionit të konferencave me gazetarë që presidenti Rugova mbante të premteve.

Në një shkrim të tij, të shkruar ekskluzivisht për portalin e birit të Bashorit, Bertatit, Mehmet Kraja ndër të tjerash ka shkruar: Ai ishte shkrimtar dhe dija e tij politike ishte zero. Të gjithë e dimë, për Kosovën u bë një luftë e madhe, të cilën Rugova nuk e deshi.”. Në këtë copëz teksti, Mehmet Kraja, zhvlerëson dijen politike të presidentit Rugova në nivelin zero, ngaqë na paska qenë shkrimtar! Në këtë rast, Mehmet Kraja, del jo vetëm i mjerë, por edhe budalla dashakeqës, pasi që njeriu duhet të jetë tepër i mjerë dhe budalla për të bërë përpjekje për të zhvlerësuar dijet e idnviidëve në fusha të caktuara bazuar në vokacionin e tyre të parë. Të niesh nga premisa se dijet e dikujt në një fushë janë zero, ngaqë vokacioni i tij i parë është tjetër, do të thotë të biesh ndesh jo vetëm me të vërtetën historike, e që vërteton se personalitete të rëndësishme kanë qenë të sukseshsëm, kanë pasur dije, kanë ofruar dije dhe kanë ndrtuar edhe teori të ndryshme në fusha të ndryshme, edhe pse vokacionet e tyre të para kanë qenë krejt të tjera.

Mbretër, perandorë, kryetarë shtetesh, kryeministra, ministra, kryetarë partish dhe politikanë dhe liderë të njohur botërorë janë bërë të tillë, edhe pse kanë pasur profesione të ndryshme, por jo edhe të politikanit. Nuk di një president të ndonjë shteti të madh, apo të vogël që ka mbaruar shkencat politike, madje di edhe që kanë qenë edhe aktorë, si puna e Ronald Reganit, apo biznesmenë si puna e Donald Trump-it.

Në fakt, presidenti Rugova, jo vetëm në kohën e angazhimit të drejtpërdrejtë në politikë, por edhe në librat e tij dhe shkrimet e tjera autoriale, ka treguar se jo vetëm që ka pasur dije politike, por edhe dije në fushën e filzofisë politike, mbi ç’bazë ka sinetetizuar mton kryesore të lëvizjes së udhëhequr nga ai, e që është: Liri, Pavarësi, Demokraci, e që sintetizojnë dijen politike, por edhe qartësojnë rendin dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre, pra ndërmjet Lirisë, Pavarësisë, Demokracisë, e që janë marrëdhënie ndërvarësie dhe trinie të njerëzores, e jo trini e djallit, pjesë e të cilës, duket se është vetë Mehmet Kraja.

Edhe pse shumë herë kam trajtuar aspektet semantike, denotative, konotative, por edhe sinkretike e diakronike të tri koncepteve themelore të filozofisë politike të presidentit Rugova: Liri, Pavarësi, Demokraci, megjithatë duhet thënë se mbi marrëdhëniet e ndërvarura të këtyre tri koncepteve është ndërtuar një platformë e tërë që ka edhe Teorinë, edhe Organikën, edhe Strategjinë e veprimit, por edhe të kuptimit, nëse i referohemi edhe dimensioneve kritiko-racionale të librit të presidentit Rugova “Strategjia e kuptimit”.

Në aspektin e personit politik, presidenti Rugova e ka ndërtuar personalitetin dhe dijen e tij politike, vizionin e tij politik para se të bëhej shkrimtar, e që do të thotë se idetë politike, vizionet politike dhe personaliteti i tij politik janë formuar para se të shpërfaqeshin, të formësoheshin dhe të shpreheshin konceptet e tij politike dhe para se të fillonte anagzhimi i tij politik.

Qëndrimi i tij në Paris te profesor Roland Barthes, për të cilin, jam i bindur se edhe vetë Mehmet Kraja di dhe njeh kontributin e tij  në teorinë e shenjës, përkatësisht në Semilogji me Semiotikë, njohja e hershme me historinë politike të Evropës dhe të botës, njohja e hershme me teoritë politike klasike dhe moderne, me filozofinë, estetikën dhe me profilet tjera të shkencave humane, e kanë ndihmuar shumë presidentin Rugova në formimin e tij politik, e kanë ndihmuar shumë të kuptojë dimensionet e Lirisë, të Pavarësisë dhe të Demokracisë, dhe t’i sintetizojë në publicistikën e tij, në shkencësinë e tij.

Edhe formimi i lëvizjes “Vox”, më 1971, bashkë me Rexhep Ismajlin, Ali Podrimjen, eqrem bashën etj., ishte një angazhim sa kulturor-shekncor, po aq edhe politik, sepse ishte lëvizje që kërkonte hapjen ndaj kulturës perëndimore, e që do të thotë edhe ndaj koncepteve të saj politike. Si e tillë, kjo lëvizje ishte në korelacion me lëvizjen politike Maspok *Masovni Pokret – Lëvizja Masive, apo e Masave) që angazhohej për më shumë pavarësi të Kroacisë nga qendra në Beograd.

Është vetë filozofia politike, platforma politike dhe angazhimi i tij politik që dëshmojnë se presidenti Rugova jo vetëm që ka pasur dijen politike, por edhe ka ndrtuar një filozofi të tijën politike, që është filozofia më e plotë politike, më sistematike, më konstruktive, më kombëtare.

Mirëpo, Mehmet Kraja, në fakt, ka treguar se nuk e ka kuptuar dijen politike të presidentit Rugova, as teorinë, as Organikën, as Strategjinë politike të tij, dhe ka dëshmuar se dija e tij politike është zero.

2

Dhe kjo vërtetohet edhe nga thënia tjetër se ai, pra presidenti Rugova nuk e ka dashur luftën. Presidenti Rugova, në Teorinë e tij, në Organikën e tij dhe në Strategjinë e tij, e ka pasur edhe rezistencën e armatosur si pjesë dhe si ndihmesë e realizimit të qëllimit politik: Lirisë, për çak dëshmojnë jo vetëm të dhënat e bëra publike deri më tash, por edhe veprimet konkrete. Siç dihet, presidenti Rugova qysh më 1991 kishte bërë marrëveshje me Ramiz Alinë për stërvitjen e grupeve guerile nga Kosova në kampet ushtarake në shtetin shqiptar, kishte dekretuar Ministrinë e Mbrotjes dhe të Punëve të Brendshme dhe ka qenë në dijeni të aktiviteteve guerile gjatë viteve. Natyrisht, presidenti Rugova nuk ka qenë për linjën e Tiranës/Kretës, e cila është pikërisht kjo linja që po ka 20 vjet që po bën pazare me Serbinë, e që e ka udhëhequr Hashim Thaçi. Dhe edhe kjo ka qenë çështje e drejtë, qëndrim kombëtar. Gjatë luftës dhe pas saj, është manipuluar shumë me një deklaratë të presidentit Rugova sipas të cilës dilte se kishte informacione se individë brenda UÇK-së ishin të lidhur me UDB-në. Por a nuk e kanë akuzuar njëri-tjetrin komandantët e UÇK-së se janë të UDB-së, kurse Hashim Thaçi, njeriu kryesor politik i UÇK-së del të jetë edhe spiun i francezëve? Kurse lidhur me UÇK-në, presidenti Rugova ia ka bërë mbrotjejn më të mirë të mundshme në Hagë. Po ashtu, kur është masakruar Adem Jashari me familje, presidenti Rugova kishte shpallë tri ditë zie në Kosovë, si dhe pastaj kishte themeluar një dekoratë presidenciale me emrin e Adem Jasharit.

3

Në kushtet e një terri informativ të imponuar nga Serbia, Kosova kishte shumë nevojë që të plasonte të vërtetën në botë qoftë për angazhimet politiko-institucionale të Kosovës, qoftë për dhunën dhe represionin serb mbi shqiptarët, qoftë edhe për të shpërfaqur qëndrimet politike të Kosovës. Prandaj, kontakti i përjavshëm me gazetarë të medieve nga e gjithë bota, ishte një nga format e komunikimit me opinionin ndërkombëtar dhe e thyrjes së territ informativ, e që bëhej jo duke manipuluar opinionin, siç thotë Mehmet Kraja, por me fakte konkrete, me qasje krtiko-racionale, me një kod ligjërimor politik argmuentues, racional dhe të përgjegjshëm. Në asnjë rast, as në konferenca me gazetarë, dhe në asnjë formë tjetër të deklarimit publik, presidenti Rugova nuk ka shpërfaqur kode ligjërimore populiste, nuk ka manipuluar opinionin dhe nuk ka provuar të ndërtojë strategji mbi manipulimin.

Rëndësia e komunikimit me gazetarë që realizonte presidenti Rugova apo bashkëpunëtorët e tij, kuptohet edhe nga fakti se goditjet më të rënda që i është bërë lëvizjes për liri, pavarësi, demokraci, ka qenë goditja ndaj QIK-ut, me vrasjen e Enver Malokut, që e udhëhiqte atë, e që ishte angjensi shtetërore që thyente terrin informativ dhe që nëpërmjet agjnesive të ndryshme botërore, medieve të rëndësishme botërore plasonte të vërtetën për Kosovën dhe për dhunën, reprsseionin dhe masakrat serbe në Kosovë.

Prandaj, të thuash se konferencat me gazetarë të mabjtura të premteve nga presidenti Rugova, apo nga bashkëpunëtorët e tij, kanë shërbyer për të manipuluar opinionin, do të thotë të thuash të pavërteta, dhe të përpiqesh të manipulosh opinionin për qëllime që nuk kanë lidhje me interesat shtetërore e kombëtare, por kanë lidhje pikërisht me të gjitha angazhimet për devalvimin e lëvizjes liri, pavarësi, demokraci, devalvimin e filozofisë politike të presidentit Rugova dhe të rolit historik të tyre.

4

Mirëpo, të bëra nga një njeri që në ty dyja rastet ndërlidhet qoftë me profilin shkencor-kulturor të presidnetit Rugova, qoftë me angazhimet politike të tij, siç është Mehmet Kraja, këto angazhime e rëndojnë më tepër se kaq, vetë këtë të fundit, pasi që nëse do të vlente teza se presidenti Rugova nuk ka pasur dije politike pasi që ka qenë shkrimtar, atëherë del se edhe vetë Mehmet Kraja nuk ka pasur dhe nuk ka dije politike, pasi që edhe ai është shkrimtar.

Në anën tjetër, nëse presidenti Rugova apo LDK, me konferencat me gazetarë paska manipuluar opinionin, çka i bie të jetë vetë Mehmet Kraja, i cili ka qenë pjesë e saj dhe pjesë e sistemit diplomatik dhe të informimit të ssitemit politiko-institucional i ndrtuar dhe i udhëhequr nga lëvizja politike, liri, pavarësi, demokraci? A po përpiqet Mehmet kraja dhe pse, të mohojë dhe të devalvojë edhe angazhimet e tij gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar? A mos e ndjek mbrapa historia,siç do të thoshte Kadare? A mos e ndjek mbrapa ndonjë histori shantazhi dhe rekrutimi nga UDB-ja?