Mehmet Krasniqi: Isa Mustafa kishte të drejtë! Kërkoni falje!

22.03.2018 11:06:52

Kryetari i degës së LDK-së në Obiliq, Mehmet Krasniqi e ka quajtur hipokrizi epike arsyetimin e disave në LDK, që thonë se është marrëveshja e dy presidentëve që i ka bind të votojnë pro demarkacionit.

Në një postim në facebook, z. Krasniqi, pasi konstaton se isa Mustafa kishte të drejtë, e quan kërkim faljen tipar të njerëzve të formësuar e me karakter.

Ky është postimi i plotë i z. Krasniqi:

Hipokrizi epike arsyetimi (i disave në LDK) se marrëveshja e dy presidentëve ” na ka bindë me votue demarkacionin”.Isa Mustafa kishte te drejtë. Kërkim falja, mbetet tipar i njerëzve të formësuar e me karakter.