Mekatet nuk falen as me haxh as duke flijuar (bërë kurban) kafshët!

22.08.2018 09:59:34
Nga Ahmet Asani

Ditet e ‘Festes se Flijimit’ (Kurban Bayram-it) perpos për vizita e urime, duhet shfrytezuar për kërkimfalje! Nerëzit që për interesa te ulëta, kanë bërë keq e kanë spiunuar vëllezërit e tyre të gjuhës e gjakut, tani gjatë ditëve të “festes se flijimit”, mirë është të shkojnë e t’iu kërkojne falje atyre qe u kanë bërë keq! Më mirë është të kërkojnë falje se sa të bëjnë mekate tjera duke i therrur e viktimizuar kafshët e pafajshme!

Mekatet ndaj Krijuesit mund t’ju falen, por jo edhe mekatet ndaj fqiut, vellaut, mikut e shokut! Nuk mund ti hiqni gjitha mekatet duke shkuar në haxh, as duke viktimizuar e flijuar (Kurban) kafshet e ngrata! Shkoni o njerëz e kerkojuni falje atyre qe u keni bere keq sepse vetëm kështu do ta lironi shpirtin tuaj nga mekatet! Mos therrni e flijoni kafshë kot e kot, mos shkoni ne haxh as me para tuajat as me para te mbretit te Arabisë Saudite se Zoti nuk blehet me para!
Ju qe keni bërë mekate me mirë është që paratë e haxhit e kurbanave, t’ua jepni të varferve, të pastrehëve, nxenësve e studenteve nevojtarë, ndoshta lutjet e tyre shkojne në veshin e atyre të cileve u keni bërë keq, dhe ju falin e liroheni nga mekatet!