Meksikanët gati të festojnë humbjen e Trumpit

09.11.2016 00:33:18

Shumë meksikanë kanë filluar përgatitjet për të festuar humbjen e kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, raporton AP.

Një përdorues i Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte të mblidhen në monumentin e Pavarësisë në Mexico City që te festojnë humbjen eventuale të Trump-it, dhe së paku 500 persona i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes.

Trump nuk është edhe aq i dashur në Meksikë për shkak të deklaratës së shumë emigrantë meksikanë janë kriminelë dhe përdhunues, por edhe premtimi i tij se do të ndërtoj murin mes SHBA-ve dhe Meksikës.