Meksikë: 215 mijë persona protestuan për martesat e të njëjtit seks (Foto)

25.09.2016 17:31:47

Rreth 215.000 njerëz u mblodhën sot në Mexico City në një nga protestat më të mëdha kundër legalizimit të martesave të të njëjtit seks të propozuar nga Presidenti Enrique Pena Nieto.

Të veshur në të bardha me balona të bardhë, demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrimet “fëmijët e adoptuar meritojnë një baba dhe një nënë”, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër të kordonit policor, ishin mbledhur një pjesë e vogël e çifteve të të njëjtit seks.

“Ata janë pjesa më e madhe, por kjo nuk është arsye për të mohuar të drejtat e pakicave. Kjo do të çojë në fundamentalizëm”, tha një aktivist gej mësues i shkollës.

Presidenti i Meksikës, Enrique Peña Nieto ka propozuar në maj të bëhet legalizimi i martesave të homoseksualëve në vend.

112791925957e7c454ec244927553172_v4_big 145475998557e7c45436d6d217685356_v4_big 109556915157e7c4536afb1839338446_v4_big 97616689557e7c4528caba017059280_v4_big 93748794057e7c4516d804352810386_v4_big 170338805657e7c450aa48d934487207_v4_big 180805419857e7c44fc089b536333270_v4_big 272206