Melania Trump publikon letrën e avokatit të imigrimit

15.09.2016 13:15:02

Gruaja e Donald Trump-it, tha që letra nga avokati i saj tregon që ajo ka arritur në SHBA në vitin 1990 në mënyrë të ligjshme.

Melania Trump ka publikuar një letër nga avokati i saj i imigrimit që të ndal spekulimet se ajo ka arritur në SHBA ilegalisht, shkruan The Independent.

Gruaja e tretë e kandidatit për president Donald Trump, publikoi një kopje të letrës në rrjete sociale dhe shkroi se kishte kënaqësinë të tregojë se ajo kishte shkuar sipas “procesit legal” me “me siguri 100 përqind”.

Avokati i saj, Michael Wildes, shkroi: “I është sugjeruar nga shumë kompani mode që në vitin 1995, zonja Trump të punonte ilegalisht si modele në Shtete e Bashkuara derisa kishte vizën turistike”.