Melbourne Victory fiton me dygolëshin e Besart Berishës

19.02.2017 12:07:08
MELBOURNE, AUSTRALIA - OCTOBER 25: Besart Berisha (#8) of Melbourne Victory celebrates his goal during the round three A-League match between the Melbourne Victory and Melbourne City at Etihad Stadium on October 25, 2014 in Melbourne, Australia. (Photo by Graham Denholm/Getty Images)

Tjetër fitore nën shenjën e Besart Berishës për Melbourne Victory. Sulmuesi shqiptar është kthyer në një futbollist simbol në kampionatin australian. 31-vjecari nga Prishtina ka gjithnjë e më shumë peshë te skuadra e trajnerit Kevin Muscat. Besart Berisha realizoi një dygolësh në suksesin 0-3 të Melbourne Victory në transfertën përballë Central Coast Mariners. Një fitore shumë e rëndësishme kjo për skuadrën e sulmuesit shqiptar që u ngjit në kuotën e 39 pikëve duke blinduar vendin e dytë në klasfikimin e A-League, pozicion që të kualifikon automatikisht në fazën finale të play-offit që përcakton skuadrën kampione. Berisha iu afrua golit që në minutat e para por gjeti atë në të 25-tën kur shfyrtëzoi një pasim perfekt të maqedonasit Georgievski duke mposhtur portierin e Central Coast, Izzo.

Në të 58-tën Troisi shënoi edhe të dytin për Melbourne Victory. Ndërkohë në minutat shtësë skena ishte sërish e gjitha për Berishën. Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi një gol të bukur për fitoren me shifrat finale 0-3 të skuadrës së tij. Ky ishte goli i 15-t për Berishën në këtë sezon të kampionatit australian me 31-vjecarin që tashmë kryeson i vetëm listën e golashënuesve të A-League me 2 finalizime më shumë se uruguaiani i Melbourne City Fornaroli.