Melihate Tërmkolli për rastin në Karaçevë: T’i tregohet vendi Serbisë sot, duhet takim urgjent me komandantin e KFOR-it dhe notë proteste

08.08.2020 16:44:09

Anëarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar ashpër pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Tërmkolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të duhej që sot të dërgohej një notë proteste, të bëhej një takim urgjent me komandantin e KFOR-it.


Ndryshe, mbrëmë është raportuar se xhandarmëria serbe ka hyrë thellë në territorin e Republikës së Kosovës, teksa është parë duke patrulluar në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Reagime ka pasur që nga mbrëmë në lidhje me këto veprime, ndërsa është kërkuar edhe intervenimi i KFOR-it, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i.