Memorandum bashkëpunimi Japoni – Maqedoni në sferën e mjekësisë

30.09.2016 21:41:37

Japonia dhe Maqedonia kanë nënshkruar një memorandum në sferën e shëndetësisë. Ujdia është nënshkruar në mes të ambasadores së Maqedonisë në Japoni, Andrijana Cvetkoviq dhe kryetarit të korporatës medicinale ”Ken Iku Kai”, Secuo Takekava

Me këtë memorandum, mjekët e Maqedonisë do të mund të trajnohen dhe specializohen në këtë spital të njohur të Japonisë. Memorandumi parasheh që në tetor të këtij viti, një mjek i Maqedonisë të fillojë trajnim njëmujor profesional për rehabilitim në spitalin ”Takekava”.

Në nënshkrimin e memorandumit, i pranishëm ishte edhe Takao Makino, anëtarë i Dhomës së lartë japoneze, Diet, dhe ish-zv. ministër parlamentar për punë të jashtme të Japonisë, me mbështetjen e të cilit është realizuar kjo marrëveshje.