Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës

18.01.2021 16:30:19

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Memorandumin e nënshkruan sekretarja e Përgjithshme e MM-së, Rozafa Ukimeraj dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Nënshkrimi i memorandumit ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të Forcës për Sigurinë e Kosovës (FSK) dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), si dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve reciproke mes të dy Institucioneve.

Në kuadër të marrëveshjes është përfshirë edhe dhurimi i 18-të kontejnerëve nga SHKK, për FSK-në”, thuhet në njoftim.