Menaxherja e një kompanie e rrah gazetarin e televizionit Klan të Shqipërisë (Video)

10.07.2017 23:08:42

Sot në emisionin “Stop” në Televizionin Klan në Shqipëri janë transmetuar pamjet e dhunës që administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore “Euroteam”, Mirela Topulli ka ushtruar ndaj gazetarit Genci Angjellari.

Pas investigimit të rrugës që bënin mbetjet e rrezikshme spitalore dhe derdhjes së tyre në brigjet e lumit Erzen, Inspektorati i Mjedisit, grupi I Policisë dhe OPGj shkruan në vendngjarje për hetimin e skandalit, transmeton lajmi.net

Gazetari kërkoi shpjegim për “krimin” mjedisor edhe nga administratorja e firmës “Euroteam”, Mirela Topulli, por kjo e fundit iu përgjigj me dhunë fizike.