Menduh Thaçi homazhe te varri i Arbër Xhaferit

15.08.2016 10:48:50

Në ditën e vdekjes së Arbër Xhaferit, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi e ka vizituar varrin e kryetarit legjendar të partisë që ai drejton tani.

Menduh Thaçi u bë kryetar i partisë së dytë shqiptare në Maqedoni pasi kryetari i ndjerë tashmë për shkaqe shëndetësore e la fronin e partisë në vitin 2007 në kongresin e rregullt të partisë që u mbajt në Strugë. Në atë kohë PDSH ishte në pushtet.

Menduh Thaçi njihet për ndryshimin që ia bëri udhëheqjes së partisë duke e centralizuar udhëheqjen dhe duke i fokusuar vendimet e sjella nga partia në mënyrë vertikale, pra sot vendos vetëm Menduh Thaçi në parti. Kjo praktikë, më herët nuk përdorej nga PDSH që udhëhiqej nga Arbër Xhaferi.

Menduh Thaci te varri Arber Xhaferit