Mer vrull nga gjysma e fushës/ Godet penalltinë më qesharake që keni parë, dhe e humb

23.02.2021 10:54:13

Ndodhi në fundjavë, në Kupën e Argjentinës. Atlanta, një nga ekipet më pak të njohura, por me një histori të pasur në futbollin argjentinas, u eliminua nga Kupa prej Villa San Carlos, që militon në Divizionin e Tretë, në një pjesë të madhe falë një penalltie qesharake, të ekzekutuar shumë keq nga Gonzalo Coronel.

utbollisti bëri një nga 5 gjuajtjet nga pika e bardhë për të tijtë, aplikoi një mënyrë shumë të veçantë, por joefektive.

Coronel mori vrull pothuajse nga gjysma e fushës, frenoi disa herë, goditi me stil në fund, por pothuajse ia dorëzoi topin në dorë portierit rival.