Mercedes “blindon” deri në 2020 drejtuesit Wolff e Lauda

20.02.2017 16:15:47
(L to R): Paddy Lowe (GBR) Mercedes AMG F1 Executive Director (Technical), on crutches, and Niki Lauda (AUT) Mercedes Non-Executive Chairman. 01.02.2015. Formula One Testing, Day One, Jerez, Spain. - www.xpbimages.com, EMail: requests@xpbimages.com - copy of publication required for printed pictures. Every used picture is fee-liable. © Copyright: Moy / XPB Images

Skuadra gjermane Mercedes hedh bazat e të ardhmes duke u bazuar tek sukseset e sezonit të kaluar. Pasi zyrtarizoi afrimin e Valteri Bottas në vend të kampionit në fuqi Nico Rosberg, tashmë të tërhequr nga Formula 1, Mercedes komunikoi rinovimin e kontratës deri në vitin 2020 me shefin e skuadrës Toto Ëalff dhe me presidentin e nderit Niki Lauda, që kanë respektivisht 30 dhe 10%  të aksioneve të shoqërisë.

Më këtë njoftin hidhen poshtë hipotezat e një konflikti të mundshëm brenda familjes, me presidentin e skuadrës Dieter Zetsche, që doli me një komunikatë për shtyp.

“Cilësitë drejtuese të Totos dhe eksperienca e Nikit kanë dhënë rezultate përtej të gjitha pritshmërive. Për këtë arsye jam shumë i lumtur që do t’i kemi edhe për katër vite në krye të Mercedesit.” – shkruhej në këtë komunikatë.

Vetëm pak ditë më parë Mercedesi bëri pjesë të stafit drejtues  James Allison, i cili do të mbajë detyrën e drejtorit teknik te skuadra gjermane, rol të cilin e pati te Ferrari deri në korrik të 2016-ës. 48-vjeçari do të jetë përgjegjës për zhvillimin e njëvendëshes Ë08 Hybrid, e cila do të përdoret nga Leëis Hamilton dhe Valtteri Bottas.