Mercedes në ankth: Na pret një sezon i vështirë

15.03.2017 13:42:16
Interlagos, Sao Paulo, Brazil. Sunday 15 November 2015. Toto Wolff, Executive Director (Business), Mercedes AMG, with Niki Lauda, Non-Executive Chairman, Mercedes AMG. World Copyright: Steve Etherington/LAT Photographic ref: Digital Image SNE12779

Testet dimërore të Formula 1 të zhvilluara javët e fundit në Spanjë, në pistat e Montmelo dhe Katalunja, treguan se këtë vit Mercedes nuk do ta ketë të lehtë përballë Ferrarit dhe Red Bull. Duket se me ndryshimin e rregullave edhe dominimi i makinës gjermane ka përfunduar, çka e konfirmon presidenti i nderit i Mercedes, Niki Lauda. Në një deklaratë për mediat ai pranon se gjithçka ka për të nqenë e hapur deri në fund. “Të gjithë thonë se jemi ne ata që do të fitojmë prapë titullin. Por kush mendon kështu gabon. Mendoj se na pret një sezon shumë i vështirë”, tha Lauda.

Më tej, një prej ikonave të garave të Formula 1 shton. “Askush nuk mund të jetë i qetë se do të fitojë, as ne dhe as rivalët tanë. Çdo garë ka për të dhuruar spektakël dhe mendoj se këtë vit do të kemi më shumë fitues. Besoj se në Melburn, distancat mes makinave kanë për të qenë të vogla dhe beteja për fitore më e madhe, mes 2-3 skuadrave”, tha Niki Lauda, që shton se më së shumti i trembet Ferrarit, që ka qenë makina më e shpejtë në pistë gjatë testeve dimërore. “Do të jetë koha ajo që do të tregojë se kush është makina më e mirë, ndërkohë që edhe progresi që do të bëhet gjatë vitit do të jetë i rëndësishëm për ecurinë”, tha Lauda.