Mërgimtarët bëjnë me shtëpi familjen Ademi nga fshati Lipovicë e Gjilanit

04.07.2020 15:15:56

Familja katër anëtarëshe e Elfete Ademit nga fshati Lipovicë e Gjilanit, është bërë me shtëpi të re falë vullnetit të mirë të donatorëve mërgimtarë.

Përveç kushteve të rënda ekonomike e sociale, kjo familje përballët edhe me sëmundje mendore, e cila ia pamundëson kryefamiljares Elfete Ademi, të kujdesët për fëmijët e sajë.

Jo shumë larg qendrës së Gjilanit, në lagjen “Qenar Qeshme”, donatorët ndërtuan shtëpinë e re për familjen Ademi, për të cilët komuna e Gjilanit u zotua se do t’i caktojnë një kujdestar.

Drejtori për Shëndetësi dhë Mirëqenie, në komunën e Gjilanit, Selami Xhemajli, ka thënë se vazhdimisht janë kujdesur për këtë familje, derisa u zotua se kujdesi nga Komuna do të vazhdojë.

“Jemi sot këtu për t’i dorëzuar çelësat familjes nga Lipovica, nënë me tre fëmijë jetim. Falë ndihmës së donatorëve, shoqatës së mërgimtarëve nga fshati Dobrosinë, kompanisë Biti Com, si dhe donatorëve të tjerë edhe në kushte pandemie kemi arritur që të ndërtohet kjo shtëpi, për këtë familje e cila ka qenë e izoluar pa socializim të fëmijëve në fshatin Lipovicë. Komuna e Gjilanit në vazhdimësi është përkujdes për këtë familje që fëmijët i ka me nevoja të veçanta…Ne si komunë në vazhdimësi do të kujdesemi t’i caktojmë një kujdestarë për këtë familje si dhe asistencë për edukim dhe socializim të fëmijëve dhe ushqim”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi i shoqatës humanitare “Dobrosini”, Qenan Shabani, u shpreh i lumtur që familja në fjalë do të kenë një jetë më të mirë në shtëpinë e re.

“Unë si përfaqësues i shoqatës fondi huminatar ‘Dobrosini’ në mërgim, para 2 muajve me informimin e kësaj familje ne morën iniciativë me të gjithë mërgimtarët të cilët i falënderoj për kontributin që kanë dhënë që kjo familje të jetojë në këtë shtëpi”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi, ka deklaruar se me largimin e kësaj familje nga viset malore, do të kenë më të lehtë kujdesin ndaj tyre.

“ Qendra për Punë Sociale, në vazhdimësi është përkujdes për familjen. Mirëpo e kemi pasur të vështirë për shkak se familja ka jetuar në vise malore dhe tani që është arrit kjo me kontributin e donatorëve, ne e kemi më të lehtë të menaxhojmë familjen e cila jeton me vështirësitë e tyre…Kjo familje ka qenë me nevoja tejet të veçanta dhe po arrihet të zvogëlohet ky numër, dhashë Zoti që sa më pak të kemi familje të tilla”, ka thënë ai.