Mërgimtarët-zogj shtegëtarë të lënduar atje e këtu

31.08.2018 22:08:20

Nga Mehmet Krasniqi

Edhe sivjet fluturuan me gëzimin e entuziazmin për të parë vendlindjen e shtrenjtë, familjen, shokët, miqtë, arat, fushat, malet, varret, gurët e rrasat…për të parë ndryshimet e pritura pozitive,mirëqenien e zhvillimin e vendit.

S’ka dyshim që sendimenti i tyre,është ndeshur edhe këtë herë me zhgënjimin se pak nga pritjet e tyre janë realizuar.Ata edhe nuk presin shume,janë modest! Duan vetëm normalitet,të ketë zhvillim,punësim,ndershmëri në punë,solidaritet e mbarësi në shtetin tonë.Sa e sa takime e llafosje kisha me shume prej tyre perfshirë edhe dy motrat e mia.Sa provoja të bëja ndonjë arsyetim se faza është delikate dhe i ka vështirsitë e veta,pa pardon më ndërprenin duke vërshuar me pyetjet nga më të ndryshmet:Pse këto pengesa e pritje te gjata në kufij për mërgimtarët,pse shtrenjëtimet aq të mëdha të biletave për aeroportin e Prishtinës,pse dallavere kudo,pse s’mund të punësohesh pa të njohshëm,pse gjithë këto hajni, pse qeveriset vendi nga një klasë e papërgjegjshme,pse gjithë këta milionerë të pas luftës, pse ne vet po dëshirojmë me ja fal Serbisë teritorin tonë aq lehtë e thjesht sikur të ishte livadh, trashëgimi nga babgjyshi…
Pse? Pse? Pse?
Pse institucionet tona na e kushtojnë vetëm ndonjë këngë në sheshe të qyteteve duke e bërë këtë sa për t`na hjekur qafe,kishe po kujdesemi për Ne!!!
Ata që çdo vit i dorëzojnë Kosovës qindra miliona euro dividentë,mbase kanë arsye të shfaqin ngapak arrogancë.Qe besa edhe qëndrimi i tyre një e dy mujor po e njomë fytin në sofrën tonë,po e ngjallë çdo segment të prodhimit e të shitjes,po na veshin e po na mbathin,plus shpesh herë edhe ndonjë makinë apo telefon të mençur,si kujtim me plot dashuri e respekt për Ne.
Sidoqoftë,më duket që ata në të shumtën kanë të drejtë.Ata janë heronjët tanë,veteran hakikat e jo të rrejshëm të çështjes sonë,që pa kontributin e tyre,as që do të formësohej e lëre ma të jetësohej ëndërra jonë për pavarësinë e vendit,lirinë e demokracinë e saj.

Fotografia e Mehmet Krasniqi