Mergimtari shqiptar jetëshkrim nga oqeani

05.06.2020 10:19:31
-Dallgë detesh, oqeanesh pa mbarim,
ik e ik si Odiseja vetëm në emigrim,
ku s’kemi fluturuar”meteor,”edhe prapa diellit,
nga toka e shenjtë, në vendin e bekuar,
kushedi nga do përplasemi, do tretemi…
S’jemi pa fole, shtegëtarë, por me Atdhe,
qytetar me pasaporta shtetesh në xhep,
nga e keqja kemi ndërruar dhe emër,
në gjithë gjuhët e botës, merrem vesh,
Shqipen, gjuhën e Nënës, uroj dhe thërres!
Nomad, por kemi vatan, qyteza të shenjta,
me emrin Albania, po një gur do të gjeni,
në Korçë, “Parisin e Vogël”, ku lindëm,
në Tiranën kryeqytet, ku me dije u rritëm,
në Devoll, ku kemi rrënjët eu ngritëm fluturim.
brez pa brezi, jemi ata që kemi qenë,
qytetar nderi në Florida,shqiptar-amerikan
kudo që të shtegëtojmë, edhe në Jupiter,
ADN-ja jonë është gjak shqiptari,
testamentin e kemi lënë për së gjalli,
Gjuhen,flamurin me shqipen dy krenare.