Merkel i vendos ultimatum Serbisë: Gjermania e sheh vetëm një zgjidhje për Kosovën! Kjo është oferta e fundit

20.03.2019 13:45:55

Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë ka porositur se “çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në mënyrën që i përgjigjet Berlinit për dallim nga qëndrimi i Donalt Tramp.

Përderisa presidenti amerikanë Tramp dëshiron ndarje të krahinës, Gjermania ka qëndrim tjetër.

“Berlini dëshiron që çështja të zgjidhet në mënyrën e saj. Nga Beogradi dhe Prishtina pritet që mos të bëjnë asgjë deri në maj apo qershor, kur përfundon procesi zgjedhor në parlamentin evropian. Pas kësaj Gjermania do iniciojë takim dhe ofroj zgjidhje për Kosovën” – ka thënë një burim diplomatik i gazetës.

Ky burim thekson se Gjermania dëshiron që Serbia të pranoj pavarësinë e Kosovës, ndërsa caktimi dhe ndryshimi i kufijve është i përjashtuar.

“Kjo është loja që luajnë gjermanët që nga koha kur amerikanët janë implikuar në këtë tregim. Atyre nuk ju konvenon që Tramp dhe Uashingtoni janë të gatshëm të marrin në konsideratë interesat e Serbisë. Në mënyrë deklarative të gjithë angazhohen për heqjen e taksës 100 për qind, ndërsa prapa dyerve të mbyllura trimërojnë Haradinajn që të vazhdoj me politikën çmendur” – ka thënë ai burim.

Ivica Daçiq shefi i diplomacisë serbe po ashtu ka theksuar