MERKEL konfirmon se do të kandidojë për mandatin e katërt

20.11.2016 19:33:30

Merkel është në krye të Gjermanisë nga viti 2005 dhe vlerësohet si liderja më e fuqishme në Evropë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka konfirmuar sonte se do të kandidojë për mandatin e katërt në zgjedhjet e vitit 2017, duke theksuar se është e gatshme që edhe më tej t’i shërbej Gjermanisë, transmeton lajmi.net.

“Ky vendim pas 11 vjetësh në këtë funksion është gjithçka tjetër përvec trivialitetit”, ka thënë Merkel në një konferencë për media.

“Jam e gatshme që edhe më tej t’i shërbëjë Gjermanisë”, ka theksuar ajo, duke vlerësuar se zgjedhjet e vitit 2017 do të jenë më të vështirë se kurrë.

Ajo në konferencën për media e mbajti pas takimit me kolegët e partisë në Unionin Kristian-Demokrat në Berlin, të cilëve u ka thënë se është e gatshme ta drejtojë partinë në zgjedhjet e ardhshme.

Merkel është në krye të Gjermanisë nga viti 2005 dhe vlerësohet si liderja më e fuqishme në Evropë.