Merkel në presion për shkak të sulmeve

26.07.2016 13:53:29

Sulmet hapin shumë pyetje, jo vetëm për sigurinë në Gjermani por edhe për raportin e vendit ndaj refugjatëve.

Berlini zyrtar hapi dyert për më shumë se 1 milion refugjatë edhe krahas kritikave në opinion dhe rritjen e ekstremizmit djathtist.

Kancelaria Angela Merkel tanimë e kishte patjetër të shpjegojë se politika e qeverisë së saj ndaj refugjatëve nuk është shkak për terrorizmin në rritje dhe porositi se refugjatët nuk duhet të barazohen me terroristët, por pa marrë parasysh këtë, presioni ndaj Merkel sa shkon vetëm rritet.