Merkel: Sanksionet kundër Rusisë mbeten në fuqi

02.05.2017 15:48:08

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi të martën në Soçi, se shpreson që sanksionet ndaj Rusisë do të hiqen, por një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm pas zbatimit të marrëveshjes paqësore të Minskut.

Merkel në konferencën për media pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në qytetin rus, tha se nuk është e kënaqur me punën e “Formatit të Normandisë”- Gjermanisë, Rusisë, Ukrainës dhe Francës, por ky edhe më tej është forumi më i mirë për bisedime për situatën në lindje të Ukrainës.