Merkel skeptike: Ballkani Perëndimor ka pengesa drejtë BE-së!

04.07.2019 18:29:18

Sot ka nisur konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poloni.

Në kuadër të procesit të Berlinit në Poznan të Polonisë po zhvillohet Konferenca e Ballkanit Perëndimor, e cila synon të ndihmojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE.

E ftuara kryesore e kësaj konference, është kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kosova në këtë takim, përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.