Merre me qafë gurin e qite ku të duash!

25.02.2018 09:27:51

Sinan Kastrati, Suedi

Si pajtoheshin familjet shqiptare kur kishin ngatrresa me mexhë?

Dje, e shtunë, 24 shkurt 2018 u dha një lajm sa i habitshëm e i pritshëm po aq edhe i dhimshëm për mua. Më në fund u pajtuan zotëritë në mes veti. Kjo, thuhej se ishte merite, pa thonjëza e B. Pacollit, një tregtari matrapaz e miliarder dhe shumë, ama shumë njeri i dyshimt. E mua nuk më mori gjumi gjithë natën. Mu kujtuan fjalët e babës Ukë e të ushtarëve të tjerë të katundit tim që si ushtarë vullnetarë nën komanden e oficerëve ushtarakëve të njohur si Kpetan Palushi e Kapetan Rudi mbrojtën ata kufinjë, në Qafë të Qakorrit e në Kullë e tutje deri në Beran e në Plavë e në Guci.

A paska mbetur Kosova pa burra?
Aman deputetë, mos e votoni demarkacionin, kështu siq është !
Këtë rixha iu pata bërë deputetëve para juve edhe kur e zgjodhën Hashimin kryetar të Kosovës.

O deputetë, a mendoni sa gjaku është derdhur në Qafë të Qakorrit e deri në Plavë e Guci?
Ali Pashë Gucia nuk pranoi urdhërat e “babës” davlet për me ia falur tokën e Kosovës Malit ë Zi, mos e degjoni as ju Hashim predsednikun!

Po tash?
Do ta qesin Gurin “në vend”, Gurin e megjes me Malin e Zi.
Kush do ta bëjë këtë punë? – Deputetët e legjislaturës së turpshme!

A guxon kush me “e marrë me qafë” dhe me e qitë GURIN ?

-Po! Hashimi e ka marrë “me qafë” dhe është pajtua me malazezët. Kjo ndoshi edhe me maqedoninë. Edhe atyre iu falen 2.500 hektarë tokë dhe u harrua kjo punë sikur mos të kishte ndodhur hiç.

Në popull njihet e nuk harrohet se çka është “Guri i mexhës” ose “Mexha”. Kur një familje, ka pasur mosmarrveshje me fqinjin, rreth Mexhës, kanë shkua fara e fisi me i pajtua që të mos bëhen hasmohen e mos të vritn mashkujt e shpisë e mos të derdhet ghaku e të bëhen gjaqet. Për me “fjet puna”, kanë shkua edhe pleq të njohur e njerëz të autoriteshem për i pajtua ato dy familje që të mos vrahen. Kjo traditë vazhdon ende në Veriun e Shqipërisë dhe në Kosovë ani pse Kadastrala e kryen punën e vetë.

Te shqiptaret, kjo “temë” eshtë e njohur dhe si pasojë ka pasur shpesherë vrasje e deri në farosjen e mashkujve të shtëpisë në mes të familjeve. Ato vrasje kanë vazhduar edhe në gjeneratat e mëvonshme te djemtë e nipërit e tyre. Kjo temë, mjerisht është reflektua edhe në letërsi e në këngët tona popullore dhe janë shumë prekëse e të dhimshme kur fëmijët janë ngujua brenda e nuset kanë mbetur të veja. Familjet shpesh kanë mbetur në plaka që e kanë udhëhequr familjen e i kanë kryer punët e shtëpisë.

Por ka pasur raste kur njëra familje i ka thënë fqinjit: -A jeti i Zoti me e marrë “Me qafë gurin” e me e qit, ku të duash?
Pra “Guri” i mexhës ka qenë diçka që nuk ka mundur gjithkush ta bëjë nga friga e ndërgjegjës, nga friga se ka me vdekur e Gurin ka me e pasur vjerrë në qafë. …. por edhe nga friga se po iu len sherr mbas veti.

Po si është puna e “Mexhës”me Kufinin me Malin e Zi?
Ku janë “pleqt” dhe kush duhet të jenë ata?
A duhet ti besojmë Murat Mehës. Bulliqit, Hivzi Islamit, Hashimit e S. Hysenit apo të huajve që e kanë marrë “Gurin …” dhe me Stupc iu kanë hy brenda lderëve tanë?
Kurrë nuk do të pranoja me e qit “mexhën” edhe nëse do t`ma linte dikush nga fqinjët me fjalët “Merre me qafë e ngule gurin ku të duash …!
Po kjo, në fund të fundit ka mundur me qenë mëse shumtu, 1 metër vend. Shpesh “mexha” ka humbur nga shkaku se ara eshtë lavrua. Por njerëzit e ndershëm, kanë lënë afro një metër vend “batallinë” afer mexhës vetëm e vetëm që mos të ketë dyshime.

Po me Malin e Zi nuk është dyshimi te një metër apo dy e tri metra por më shumë se 5 kilometra, gjithsejt 850 hektarë, brenda teritorit të Kosovës.

Maja e Qakorrit, Kulla e përgjithësisht ato bjeshkë, në maje të tyre është Kufiri dhe aty hiç s`ka dyshim e s`duhet të ketë kurrfarë dileme se Kufini nuk është këtu ku duan të pajtohen e ta votojnë edhe deputetët shqiptarë të kuvendit të Kosovës.

-Jo!
-Kjo nuk duhet të ndodhë! Deputetët nuk duhet ta votojnë kurrsesi dhe me asnjë çmim!

Kufini duhet të shkoj për maje të Kurrizit të bjeshkëve me Malin e Zi e ata që kanë nënshkrua, Hashim Thaqi e Skënder Hyseni duhet të përgjigjen për Tradhëti Kombëtare.

Tokë nuk guxojmë të falim malazezëve e as maqedonëve sllavë e serbëve!

Malmö, 25 shkurt 2018, ora 03:00