Merret në pyetje peshkopi Petar, përgjegjës për dioqezën Australo-Zelandeze

17.08.2016 13:50:43

Sot në mëngjes, Mitripoliti përgjegjës i dioqezës Australo-Zelandeze, peshkopi Petar është marrë në pyetje informative nga policia në Melbourne.

Dy detektivë nga departamenti i kriminologjisë në policinë e Victoria-s në Australi, e kanë vizituar shtëpinë e peshkopit, e më pastaj e kanë marrë me vete në polici peshkopin Petar.

Kisha Autoqefale e Maqedonisë (KAM) ende nuk ka ndonjë koment apo qëndrim zyrtar për rastin në fjalë. Rastin e kanë dëgjuar në lajme, por nuk japin ndonjë deklaratë, pa marrë përgjigje zyrtare nga Australia.