Mertesacker rinovim me Arsenalin edhe për një sezon

19.01.2017 22:05:41

Kampioni i Botës do qëndrojë në Londër. Per Mertesacher do luajë edhe një sezon tjetër për klubin e Premier League FC Arsenal. Këtë lajm e bëri të ditur vetë klubi. Kontrata e deritanishme e tij skadonte në verë. Lojtari i përfaqësueses gjermane dhe kampion bote ka që në vitin 2011 që ndodhet në “Emirates”, aty ku momentalisht luajnë edhe dy gjermanë të tjerë Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi. “Ai është një lider i ekipit. Ai kishte opsionin e rinovimit, dhe ne e shfrytëzuam,” shprehet trajneri Arsene Wenger.

Francezi i thur elozhe inteligjencës së Mertesacker si dhe forcës mendore. “Nuk kam parë asnjë seancë stërvitore ku Per të mos ishte 100% i fokusuar.” Wenger mendon se qendërmbrojtësi është përmirësuar ndjeshëm nga ana teknike. Kishte spekulime rreth së ardhmes së Mertesacker. Ish-lojtari i Bundesliga-s kishte probleme fizike, por ka rifilluar stërvitjen me skuadrës. Ai shihet si zëvendësuesi i dy qendërmbrojtësve titullarë Mustafi dhe Koscielny.