Mesfushori i Juventusit drejt Premier Leagues

03.08.2016 19:26:49

Skuadra angleze Watford është e interesuar për shërbimet e Roberto Pereyra, i cili nuk ka hapësira te mjaftueshme te ekipi italian Juventus. Ai pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër” këtë afat kalimtar dhe klubi anglez është i gatshëm ta blej argjentinasin.

Walter Mazzari, trajner i ri i Watfordit e dëshiron në ekip 25 vjeçarin pasi është adhurues i madh i tij dhe e sheh si futbollist të rëndësishëm për skuadrën e tij.

Pereyra për Juventusin ka realizuar 68 paraqitje ku ka shënuar 6 gola.